Nėn kryesimin e zėvendėsministres sė Shėndetėsisė, Mybera Mustafa, grupi punues pėr menaxhimin e pandemisė sė gripit, mbajti tė hėnėn njė takim tė rregullt pune, nė tė cilin u analizua situate aktuale epidemiologjike nė Kosovės, masat e ndėrmarra deri mė tani dhe ato qė duhet tė ndėrmerren nė vazhdimėsi.
Nė takim u vlerėsua se pėrkundėr rasteve tė reja tė konfirmuara tė gripit tė ri pandemik A/H1N1 dhe gripit sezonal, situata ėshtė nėn kontroll dhe po zbatohen me pėrpikėri masat sipas Planit tė veprimit tė IKSHP-sė dhe rekomandimet e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė.
Zėvendėsministrja Mustafa dhe U. D. i Sekretarit Permanent i MSH-sė, Haxhi Kamberi, kanė bėrė tė ditur se nė qendrat shėndetėsore, krahas furnizimeve tė rregullta do tė ketė edhe furnizime tė tjera emergjente pėr tė siguruar furnizim tė qėndrueshėm me barna dhe mjete mbrojtėse.
Drejtori i IKSHP-sė, Naser Ramadani, ka bėrė tė ditur se qė nga 15 korriku i kėtij viti e deri nė ditėn e sotme, IKSHP ka regjistruar 85 raste tė dyshimta tė Gripit A/H1N1, 22 prej tyre nė 24 orėshin e fundit.
Prej tyre, 39 kanė rezultuar A/H1N1 pozitive, njė rast ka pėrfunduar me vdekje, derisa tė tjerat kanė rezultuar negative.
Kurse, Shemsedin Dreshaj, drejor i Klinikės Infektive, bėri tė ditur se nė kėtė klinikė sot po trajtohen 6 raste tė diagnostikuara me AH1N1 pozitive dhe 5 raste tė tjera tė dyshimta. Kėto raste, sipas Dreshajt, kanė gjendje stabile shėndetėsore.
Nė takim u fol edhe pėr masat qė po ndėrmarrin Inspektorati Sanitar dhe Inspektorati Shėndetėsor, ndėrkohė qė u theksua se, tash pėr tash, IKSHP nuk e rekomandon ndėrprerjen e mėsimit nė shkolla., ndėrsa nėse ka nevojė pėr njė gjė tė tillė, MSH dhe IKSHP do tia rekomandojnė kėtė masė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės e Teknologjisė./Telegrafi/