Kundėr kompanisė Dell ėshtė nisur njė padi masive e pėrdoruesve pėr shkak tė shitjes sė laptopėve Inspiron gjoja tė parregullt.
Gjykata federale amerikane e apelit ka sjell njė vendim i cili pranon kėrkesėn pėr padi masive tė pėrdoruesve kundėr kompanisė Dell pėr shkak tė shitjes sė laptopėve me gabime. Nė fakt, kėrkesa e njėjtė ishte refuzuar njė herė nė vitin 2008 nga ana e Gjykatės federale amerikane tė qarkut e cila kishte rekomanduar padi individuale dhe marrėveshje tė mundshme me kompaninė Dell.
Nė padi thuhet se Dell ka shkelur ligjin mbi mbrojtjen e konsumatorėve nė Kaliforni duke shitur laptopė Inspiron tė cilėt kanė pasur sistem tė parregullt tė ftohjes, tė mbushjes dhe tė pllakės amė. Kėto probleme kanė shkaktuar fikjen e kompjuterėve pa paralajmėrim, pamundėsi tė futjes nė funksion tė sistemit dhe prishje nė pėrgjithėsi tė sistemeve.
Laptopėt problematik ishin shitur nga muaji korrik i vitit 2004 deri nė muajin janar 2005, ani pse deri mė tani nuk ka informata se sa pėrdorues janė goditur nga ky problem.
Kompania Dell ende nuk i ka komentuar kėto padi./Telegrafi/